Inskenimi i vrasjes së gazetarit, kush është biznesmeni që e donte të vdekur
Një gjykatë ukrainase ka arrestuar një biznesmen me dyshimin se po komplotonte vrasjen e gazetarit rus Arkady Babchenko.
Borys Herman thuhet se i ka paguar 15,000 dollarë (£ 11,300) një vrasësi me pagesë për ekzekutimin e gazetarit në Kiev.
Ai tha se nuk kishte ndërmend të vriste raportuesin dhe kishte bashkëpunuar me shërbimin e sigurimit SBU.
Por gjatë marrjes në pyetje ai tha se nuk kishte ndërmend të vriste gazetarin dhe se kishte bashkëpunuar me shërbimin e sigurimit SBU.
SBU inskenoi vrasjen e gazetarit të martën, duke deklaruar se kjo ndihmoi për të nxjerrë në pah se kush po e komplotonte vrasjen.
Televizioni ukrainas tregoi imazhin e Babchenko-s dhe gjakderdhje nga plagët e supozuara të plumbit.
Kjo foto e falsifikuar e Babchenko-s së plagosur me sa duket u publikua nga policia në media, raporton BBC.
U mor gjaku i derrave të therrur dhe një artist make-upi ndihmoi që plagët të dukeshin si të ishin të vërteta.
Babchenko tha më parë se zoti Herman, i cili punon për një kompani armësh ukraino-gjermane, kishte paguar pasi lajmi i “vrasjes” ishte bërë publik.
Ukraina është kritikuar ashpër për mashtrimin, ndërsa kritikët thonë se kjo ngjarje i jep Rusisë avantazh moral, ndërsa nga ana tjetër Moska e cilësoi operacionin si një akt provokimi.
Babchenko është një ish korrespondent lufte i cili u arratis nga Rusia në 2017.
KOHA JONË SONDAZH

