Inteligjenca amerikane zbulon “të pathënat” mbi Covid-19. A kishte të drejtë Trump?

Ende sot e kësaj dite, një përgjigje finale sesi u krijua dhe sesi u shpërnda Covid-19 nuk ka. Tre shkencëtarë të laboratorit të Virologjisë në Wuhan, u sëmurën nëntorin e 2019-tës dhe u desh të shtroheshin në spital, përpara se virusi të përhapej në qytetin kinez dhe më pas në të gjithë botën. Kështu thotë sot një raport i inteligjencës amerikane. Kina raportoi në OKB se pacienti i parë me simptoma të ngjashme me Covid-19 u regjistrua në Wuhan më 8 dhjetor 2019.

Fakti që shkencëtarët u sëmurën një muaj përpara kësaj date, mund të nxisë debate të reja lidhur me origjinën e virusit vdekjeprurës, për të cilin Donald Trump këmbëngul se ka dalë nga laboratori i patogjenëve të rrezikshëm.

Ka dalë aksidentalisht nga Instituti i Wuhanit Covid-19? Edhe pse si ide u rrëzua nga ekipi i OKB-së që u dërgua në Kinë të hetonte origjinën e sëmundjes, verifikimet  u kritikuan ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe qeveri te tjera të cilat cituan “qasjen e kufizuar ndaj kampioneve dhe të dhënave të plota e origjinale” mbi Covid 19.

SHKARKO APP