FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Intervistë e pazakontë, Princ Harry merr në pyetje Obamën (VIDEO)

Ish-presidenti amerikan, Barak Obama ka shprehur shqetësim të madh ndaj përdorimit të papërgjegjshëm të mediave sociale. Obama dha një intervistë të veçantë nga Princi Harry për BBC, Radio 4.

I pyetur nga Princi, Obama tha se veprime të tilla po shtrembërojnë idetë dhe mendimet e njerëzve për çështje të ndryshme. Pasardhësi i tij Donald Trump është një përdorues i rregullt i Twitter-it, por Obama gjatë kohës që po fliste nuk është se e përmendi.

Për ata që pyesin se ç’ne princi Harry spiker në radio, ai ishte e ftuari nga BBC, një traditë që agjencia e lajmeve bën gjatë fundit të vitit. Ish-presidenti u shpreh se njerëzit që kanë pozita dhe janë të pushtetshëm duhet të jenë të kujdesshëm kur përcjellin mesazhe në mediat e tyre sociale, duke paralajmëruar se mediat sociale po shtrembërojnë diskursin civil.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shprehu shqetësim se në të ardhmen nuk do të ketë më fakte dhe se njerëzit do lexojnë dhe dëgjojnë vetëm gjëra që përforcojnë pikëpamjet e tyre dhe jo të vërtetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?