Irak/ Parlamenti miraton ligjin e ri zgjedhor

Parlamenti irakian miratoi sot një ligj të ri zgjedhor, një prej kërkesave kryesore nga demonstruesit që kanë pushtuar rrugët prej kohësh.

Ata kërkojnë zgjedhje më të drejta, kriza politike që ka përfshirë vendin ka penguar zgjedhjen e një kryeministri të ri.

Ligji i ri zgjedhor i miratuar nga parlamenti do t’i lejojë votuesit të zgjedhin deputetë të veçantë në vend që të zgjedhin kandidatë nga listat e partive.

Protestuesit kanë kërkuar jo vetëm një ligj të ri zgjedhor, por edhe heqjen e të gjithë klasës politike dhe emërimin e një kryeministri të ri i cili nuk është i varur nga partitë politike.

SHKARKO APP