Irak, parlamenti voton rezolutën për të dëbuar trupat amerikanë

Deputetët në Parlamentin e Irakut kanë miratuar një rezolutë, ku kërkojnë largimin e trupave të huaj, pasi SHBA vrau gjeneralin Qasem Soleimani.

Parlamenti në Bagdad gjithashtu bëri thirrje për ndalimin e forcave të huaja që përdorin tokën, hapësirën ajrore ose detin  e Irakut.

ShBA ka rreth 5.000 personel ushtarak në Irak, kryesisht si këshilltarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mijëra Irakianë morën pjesë në funeralin e gjeneralit për Soleimani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Parlamenti i Irakut u mblodh ndërsa qindra mijëra njerëz dolën në Iran për të funeralin e Soleimani.

Rezoluta u miratua nga parlamenti i Irakut të Dielën pasi Kryeministri i përkohshëm, Adel Abdul Mahdi, gjatë një fjalimi para deputetëve bëri thirrje për t’i dhënë fund prezencës së huaj ushtarake.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?