Iran, avokatja dënohet me 38 vite burg e 148 goditje

Një avokate e shquar iraniane për të drejtat e njeriut është dënuar me një total prej 38 vitesh burg dhe 148 goditje me kamxhik në Teheran, bën me dije familja e saj.

Nasrin Sotudeh u shpall fajtore për disa vepra që lidhen me sigurinë kombëtare, akuza këto që avokatja i hedh poshtë.

Grupet e të drejtave kritikuan ashpër dënimin “tronditës” kundër aktivistes që ka fituar disa çmime për të drejtat e njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zonja Sotoudeh është e njohur për përfaqësimin e grave që kanë protestuar për faktin se duhet të vënë shami.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nasrin Sotoudeh i ka kushtuar jetën e saj për të mbrojtur të drejtat e grave dhe kundër dënimit me vdekje”, tha Philip Luther nga Amnesty International.

“Është krejtësisht e egër që autoritetet iraniane e dënojnë atë për punën e saj për të drejtat e njeriut”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?