Iran – Zarif: Negociatat për programin bërthamor po progresojnë

Negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për programin bërthamor mes Iranit dhe fuqive të mëdha po progresojnë, por mbetet ende shumë punë, konfirmoi sot në Lozanë ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif.

“Ne kemi avancuar shumë, por mbetet akoma shumë punë për të bërë”, theksoi ai, cituar nga agjencia iranine e lajmeve ”Irna” pas një takimi me homologun e tij, John Kerry, në ditën e katërt te bisedimeve dypalëshe në Zvicër.

Të dy palët kanë hyrë ne fazën e fundit të negociatave, ku është i nevojshëm një diskutim shumë intensiv dhe bisedimet janë shumë të vështira”, theksoi ministri. “Për mendimin tim kjo është një shenjë e mirë”, nënvizoi ai duke shtuar se kjo tregon se ne po arrijmë diçka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?