Irani akuzon SHBA-në si përgjegjëse për dështimin e bisedimeve në Islamabad
Kreu i delegacionit iranian fajësoi sot Shtetet e Bashkuara për dështimin e bisedimeve të paqes në Islamabad, që synonin arritjen e një marrëveshjeje.
“Kolegët e mi në delegacionin iranian paraqitën nisma me vizion, por në fund pala tjetër nuk arriti të fitojë besimin e delegacionit iranian në këtë raund negociatash”, shkroi kryetari i Parlamentit iranian dhe kryenegociatori Mohammad-Bagher Ghalibaf në platformën X.
Ai theksoi se para nisjes së bisedimeve kishte bërë të qartë se Irani kishte vullnet të mirë dhe vendosmërinë e nevojshme, por mungesa e besimit ndaj palës tjetër mbetej problem, për shkak të përvojave nga konfliktet e mëparshme.
Ghalibaf falënderoi gjithashtu Pakistanin për përpjekjet ndërmjetësuese.
Negociatat e drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Iranit përfunduan sot në mëngjes pa rezultat konkret.
Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance deklaroi se pas 21 orësh bisedimesh, pala iraniane vendosi të mos pranonte kushtet e propozuara nga SHBA-ja.
Sipas Uashingtonit, propozimi i paraqitur ndaj Iranit ishte oferta e fundit në tryezën e negociatave.
KOHA JONË SONDAZH
Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?
Results
Vota totale: 10361

