Irani flet për një valë të dytë sulmesh, thirrje Izraelit: Mos bëni gabim sërish
Irani ka paralajmëruar Izraelin për një valë tjetër sulmesh me raketa. Ebrahim Azizi, kreu i Parlamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Komitetit për Politikat e Jashtme, tha për mediat në Iran se ky sulm ishte vala e parë e sulmeve të Gardës Revolucionare.
Ai tha se në shënjestër të tyre kanë qenë qendrat ushtarake izraelite, por mund të kenë goditur edhe qendra civile për shkak të përllogaritjeve që mund të jenë bërë gabim. “Nëse Izraeli bën gabim sërish do të ketë një valë të dytë akoma më shkatërrimtare”, tha ai.
Azizi tha se sipas vlerësimeve të Iranit, Izraeli nuk mund t’i kundërpërgjigjet sulmeve të Iranit. Edhe Presidenti i Iranit, Massoud Pezeshkian mbrojti vendimin për sulmin e sotëm dhe paralajmëroi Izraelin në një postim në rrjetet sociale.