Irani, Kina dhe Rusia ”fërkojnë duart” pas trazirave në SHBA

Trazirat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shqetësuar botën. SHBA-të janë kritikuar për “brishtësinë e demokracisë perëndimore” nga Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ndërkohë që Kina u tall me “pamjet e bukura” të trazirave në Kapitol, një ditë pasi protestues pro Trumpit hynë në ndërtesë dhe u përleshën me policinë.

Nga ana e saj, Kina i krahasoi protestat në Uashington me kaosin me protestat antiqeveritare në Hong Kong, në vitin 2019. Gjithashtu, kujtoi deklaratën e Nancy Pelosit, e cila në atë kohë tha se protestat masive në Hong Kong ishin një “pamje e mrekullueshme për t’u parë”.

“Nuk e dimë nëse tani, zonja Pelosi do të thotë të njëjtën gjë për pamjen që ofron Uashingtoni”, shkroi media shtetërore në rrjetet sociale. Kurse në Rusi, deputeti Konstantin Kosachyov tha se ngjarjet në SHBA bëjnë të qartë se “demokracia amerikane po çalon me të dyja këmbët”.

SHKARKO APP