Irani kritikon ashpër ndërhyrjen nën drejtimin saudit në Jemen

Irani kritikoi sot ndërhyrjen ushtarake të nisur nga Arabia Saudite kundër rebelëve huthi në Jemen duke dënuar, sipas tij, hapin e rrezikshëm të ndërmarrë dhe duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe sovranitetin kombëtar të Jemenit.

“Veprimi ushtarak do të ndërlikojë më tej situatën, do të zgjasë krizën dhe do të humbasë mundësinë për një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve të brendshme në Jemen”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Marzieh Afkham. “Ky sulm nuk do të japë asnjë rezultat, përveçse do të shkaktojë përhapjen e terrorizmit dhe të ekstremizmit si dhe rritjen e pasigurisë në gjithë rajonin”, paralajmëroi ajo duke bërë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të sulmeve ajrore në Jemen.

Arabia Saudite dhe mbi 10 shtete arabe filluan sulme mbi Jemen kundër rebelëve huthi dhe për t’i dalë në mbrojtje presidentit të vendit, Abd Rabbo Mansour Hadi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?