FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Irani njeh Jerusalemin si kryeqytet të Palestinës

Irani vendos të njohë Jerusalemin si kryeqytet te Palestinës, si reagim ndaj vendimit të SHBA që njohu qytetin e kontestuar si kryeqytet të Izraelit.

Ditën e mërkurë parlamenti iranian votoi në favor të projektligjit për të njohur Jerusalemin si kryqytet të palestinezëve.

Kreu i Parlamentit iranian e cilësoi si mjaft të rëndësishëm momentin e votimit dhe nënvizoi se ishte përgjigjia e duhur e Iranit, ndaj vendimit të SHBA mbi statusin e Jerusalemit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një kundërpërgjigje simbolike ndaj deklaratës së presidentit Donald Trump mbi statusin e Jerusalemit, parlamenti iranian votoi të  mërkurën për të njohur qytetin e kontestuar si kryeqytetin e palestinezëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligjvënësit iranianë votuan në favor të projektligjit, i cili njeh qytetin e Jerusalemit si kryeqytetin e Shtetit të Palestinës, entitet i njohur nga Kombet e Bashkuara si një shtet anëtar.

Nga 290 ligjvënës, 207 votuan pro. Kreu i Parlamentit iranian e cilësoi si mjaft të rëndësishëm momentin e votimit dhe nënvizoi se ishte  kjo përgjigja e duhur e Iranit ndaj vendimit të Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Ali Larijani tha se  vendimi më i fundit i SHBA-së erdhi me shpresën për të goditur myslimanët.

Palestinezët kërkojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm, pasi për myslimanët dhe është vendi i tretë më i shenjtë në Islam.

Jerusalemi është një vend i kontestuar nga të dyja palët, myslimanët dhe hebrenjtë, të cilët i referohen qytetit si mali i Tempullit, si një nga vendet më të shenjta në judaizëm.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, pas vendimit mbi statusin e Jerusalemit,  urdhëroi zhvendosjen e Ambasadës së SHBA atje.

Ai përmbysi dekadat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez, duke shkaktuar zemërimin e botës arabe dhe të aleatëve perëndimorë.(oranews)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?