Irani paralajmëron: Pa negociata me SHBA-në nëse Izraeli godet sërish Libanin

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi thotë se Amerika duhet të respektojnë angazhimet e tyre për armëpushimin, duke theksuar se marrëveshja duhet të përfshijë edhe Libanin.

Araghchi i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me ambasadorin e emëruar të Iranit në Liban, Mohammad Reza Shibani. Ai dënoi sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Liban, duke theksuar se ato duhet të ndalen në përputhje me mirëkuptimin për armëpushim.

Më herët, edhe kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, kishte bërë deklarata të ngjashme, duke theksuar nevojën që armëpushimi të shtrihet edhe në Liban. Ai shtoi se negociatat e planifikuara me SHBA-në nuk mund të zhvillohen pa u zbatuar më parë një armëpushim i tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?