Irani thyen marrëveshjen: Do krijojmë bombën atomike
Irani nuk do ti përmbahet më asnjë prej kufijve të Marrëveshjes Bërthamore të vitit 2015 me Fuqitë Botërore pas sulmit ajror amerikan që vrau Gjeneralin e Lartë Iranian në Bagdad,duke braktisur të gjitha dispozitat kryesore të marrëveshjes që bllokojnë Teheranin të ketë materiale të mjaftueshme për të ndërtuar një armë atomike.
Në një transmetim televiziv shtetëror, Irani deklaroi se mbetet i hapur për negociata me partnerët evropianë, të cilët deri më tani nuk kanë qenë në gjendje t’i ofrojnë Teheranit një mënyrë për të shitur naftën e saj të papërpunuar jashtë vendit, pavarësisht sanksioneve amerikane. Por nuk tërhiqet nga premtimi që do të krijojë armë bërthamore.
Sidoqoftë,njoftimi i sotëm Iranian përfaqëson kërcënimin më të qartë të përhapjes bërthamore të bërë nga Irani që kur Presidenti Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në maj 2018. Ky njoftim rrit më tej tensionet rajonale, pasi armiku i gjatë i Iranit Izraeli ka premtuar që të mos lejojë kurrë Iranin të jetë në gjendje të prodhojë një bombë atomike.
Televizioni shtetëror i Iranit citoi një deklaratë të administratës së Presidentit Hassan Rouhani duke thënë se vendi nuk do të respektojë më asnjë marrëveshje që e kufizon në pasurimin e tij, sasinë e uraniumit të grumbulluar, si dhe hulumtimin dhe zhvillimin në aktivitetet e tij bërthamore.
“Qeveria e Republikës Islamike të Iranit në një deklaratë njoftoi hapin e saj të pestë dhe të fundit në zvogëlimin e angazhimeve të Iranit nën JCPOA,” tha një transmetues televiziv shtetëror, duke përdorur një akronim për marrëveshjen. “Republika Islamike e Iranit nuk do të përballet më me kufizime në operacione.”
Por nuk sqaroi se në cilat nivele do të arrijë programi i tij.
“Mbikëqyrësit”e Kombeve të Bashkuara, Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, Amerikane që vëzhgojnë programin atomic të Iranit, nuk iu përgjigjën kësaj deklarate. Sidoqoftë, Irani tha se bashkëpunimi i tij me ANEA “do të vazhdojë si më parë”.