Irani urdhëron evakuimin e personelit diplomatik dhe ushtarak nga Siria

Irani ka urdhëruar evakuimin e personelit ushtarak përfshirë oficerë të lartë të Gardës Revolucionare dhe personelit diplomatik nga Siria.

Lajmi u bë i ditur nga presigjozja New York Times, ku thekson se personeli së bashku me familjet e tyre po transferohen në Liban dhe Irak me rrugë tokësore ose aeroplan.

Ndërkohë edhe Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar qytetarëve amerikanë në Siri që të largohen menjëherë nga vendi “për sa kohë që ka fluturime komerciale që nisen nga Damasku ”.

Alarmi është nisur për shkak se situata është bërë e “paparashikueshme” pas përkeqësimit të konfliktit.

“Qytetarët që vendosin të qëndrojnë, duhet të gjejnë zona të sigurta për t’u strehuar”, shtoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Forcat rebele edhe gjatë orëve të mbrëmjes kanë marrë nën kontroll zona dhe qytete të tjera kyçe të vendit, ndërsa aeroporti ndërkombëtar i Aleppos është mbyllur.

Konflikti në Siri ka përfshirë forcat rebele që kundërshtojnë pushtetin e Bashar al Assad. Ata morën më forcën e armëve Aleppon qytetin më të madh në vend dhe pushtuan pallatin presidencial të Assad të dielën e 1 dhjetorit.

SHKARKO APP