Ironia e Donald Trump, “edhe Bill është i lodhur nga gënjeshtrat e Hillary Clinton”
Kandidati Republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, është tashmë i njohur për sulmet e tij ndaj rivales, Hillary Clinton.
Vetëm një ditë pas konventës së Demokratëve, ku Clinton pranoi zyrtarisht emërimin si kandidate për presidente, ai ka postuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram, një video, ku ironizon çiftin Clinton.
Video i përket momentit të fjalimit të kandidates Demokrate, ndërsa kamera fokuson bashkëshortin e saj Bill, i cili duket i përgjumur.
“Të gjithë ishin të lodhur nga gënjeshtrat e Hillary-t gjatë fjalimit,” ka komentuar Trump, ndërsa Bill duket me të vërtetë i mërzitur dhe i përgjumur në video.
KOHA JONË SONDAZH

