IS rrëzon një aeroplan të koalicionit

Militantët e Shtetit Islamik në Siri kanë rrëzuar një aeroplan ushtarak që besohet se i takon koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka njoftuar se aeroplani ëstë rrëzuar sot në afërsi të qytetit Raqqa.

Observatori ka njoftuar se aeroplani i rrëzuar i takon koalicionit që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, raporton REL.

Observatori ka thënë se një arab që kishte qenë pilot i aeroplanit, është kapur nga militantët.

Piloti është jordanez.

Ende nuk ka asnjë koment nga Jordania e as nga ndonjëri prej shteteve që e përbëjnë koalicionin.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët arabë, kanë filluar sulmet ajrore kundër IS-it në shtator.

Arabia Sauidite, Jordania, Bahraini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë bashkuar gjithashtu në sulmet ajrore kundër ekstremistëve, ndërsa Katari është duke ofruar mbështetje logjistike.

SHKARKO APP