Ish-burri i 19-vjeçares që u shpëtua nga e ëma: Aisha, jetë të lumtur duke gatuar për ISIS

Omar Yilmaz, pasi ajo ka ikur, nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale ka postuar foto të jetës që bënte ish-gruaja e tij, ku sqaron se ajo gatuante për ekstremistët islamik dhe shkonte në festa çaji. Ai thotë se 19-vjeçarja ka bërë jetë të lumtur, ndërsa vet vajza thotë se është trajtuar si skllave.

Vajza u shpëtua nga nëna e saj në fillim të këtij muaji. E njohur me emrin Aisha, vajza është arrestuar pasi është kthyer në shtëpi dhe mund të bëjë deri në 30 vjet burg, nëse vërtetohet se ka kryer aktivitet terrorist dhe nuk ka qenë viktimë..

Gazetari holandez, Johan van Beek tha se adoleshentja mund të ketë përjetuar gjëra që mund të kenë pasoja traumatike për të. “Nëse ka bërë vërtetë një jetë të lumtur ekspertët do ta marrin në pyetje dhe do ta zbulojnë. Nëse rasti është i tillë. Por nëse qartazi ajo është një viktimë, gjë e cila ka më shumë gjasa të jetë e vërtetë, atëherë ajo ka nevojë për ndihmë psikologjike për tu riktheyr sërish në shoqëri”, shkruan gazetari holandez.

Rreth 130 holandez i janë bashkuar shtetit islamik të ISIS, prej të cilëve rreth 30 janë kthyer sërish dhe 14 janë vrarë në Siri.

SHKARKO APP