Ish-kandidati për president i Francës: SHBA sajoi shtetin e Kosovës

Lideri i së majtës ekstreme në Francë, Jean Luc Melanson, ka deklaruar se shteti i Kosovës është sajim i SHBA-ve vetëm për të marrë territore të reja, ndërsa në asnjë moment nuk i përmend krimet e luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë. Ai e dha këtë deklaratë vetëm një ditë para se të sulmohej Konsullata e Kosovës në Strabourg, me ç’rast u vodh flamuri dhe u dëmtua stema e shtetit të Kosovës.

Melanson  nuk hezituar të përdorë gjuhën që zakonisht dëgjohet nga politikanët serbë tash e sa vite për Kosovën. Ai e ka fajësuar SHBA-të se ka destabilizuar rendin ndërkombëtar me aksione agresive, madje duke vlerësuar se bombardimi i Serbisë nga NATO-ja gati 20 vjet më parë ishte i panevojshëm.

“Kjo ngjarje kishte rëndësi në destabilizimin e rendit ndërkombëtar, për çka sot i vuajmë pasojat. Kur e bombarduan ish-RFJ, SHBA-të u proklamuan si mbrojtës të minoriteteve dhe të së drejtës, vetëm për të arsyetuar intervenimin ushtarak, ashtu siç ndodhi më vonë me rastin e Irakut. Dhe ashtu siç veprojnë kudo. Si zakonisht këtë e bëjnë për të marrë një zonë të caktuar”, ka thënë deputeti i parlamentit të Francës, i cili nuk arriti të kalonte në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të vendit më 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këtu bëhet fjalë për të hequr nga harta e ndikimit politik Serbinë. Natyrisht, bëhet fjalë për propagandë lufte. Që të kuptosh këtë, mjafton të shikosh pasojat e bombardimeve të tyre”, u shpreh ai, transmeton GazetaMetro.net

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Melanson nëpërmes medieve SHBA-të e kanë kamufluar si operacion humanitar, dhe si shembull për këtë thotë se është rasti i Kosovës.

Madje flet për “tregtinë me organe të njerëzve” si diçka e faktuar, e që në fakt është pjesë e propagandës serbe për tash e 18 vjet.

“Tregtia me organe të të burgosurve nga ana e heronjve çlirimtarë të Kosovës kaloi e pavërejtur, ngritja e bazës së madhe ushtarake në atë kuazi-shetet nuk u komentua. Për përgjegjësia e mafies shqiptare që mbrohet nga qeveria dhe disa të tjerë nuk flitet”, thotë Melanson.

“Sovraniteti i Kosovës është krejtësisht imagjinar. 19 vjet më vonë, trupat e NATO-s ende janë të pranishme në numër të madh në Kosovë, e cila krejtësisht varet prej kësaj pranie. Nuk ka resurse, vazhdon të zhytet në varfëri, përqindja papunësisë të të rinjve arrin 60 për qind. Kosova nuk ekziston. Është e pamundur të qeveriset me këtë enklavë”, përfundon deklarata e politikanit francez.

Një ditë pas kësaj deklaratë, Konsullata e Republikës së Kosovës në Strasbourg të Francës u sulmua nga persona ta paidentifikuar. Agresorët vodhën flamurin dhe dëmtuan stemën shtetërore.(TemA)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?