Ish-këshilltari i Trump pranon akuzat, Flynn gënjeu FBI-në për rusët
Ish-këshilltari i lartë për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, Michael Flynn ka pranuar se ka mashtruar FBI-ne në muajin janar. Flynn u detyrua të jepte dorëheqjen në muajin shkurt, pasi gënjeu në lidhje me takimin me ambasadorin rus përpara se Trump të merrte zyrtarisht drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Akuzat janë ngritur nga prokurori special, Robert Muller, si pjesë e hetimit të tij mbi ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.
Flynn u pyet nëse dëshiron ta pranojë fajësinë dhe ai u përgjigj shkurtimisht me një PO. Gjykatësi i cështjes më pas u shpreh se e pranoi deklaratën e tij dhe se tashme nuk do të jetë e nevoshjme një seance gjyqësore ose apelim.
Ai është figura më e lartë e administratës “Trump” deri më tani, që akuzohet zyrtarisht nga hetimi i Muller. Sipas akuzës me të cilën përballet Michael Flynn ai dyshohet fajtor se u ka thënë qëllimisht një gënjeshtër agjentëve të FBI-së se “në datën e saktë ose përreth 29 dhjetorit të vitit 2016”, ai nuk i kishte kërkuar ambasadorit të Rusisë në SHBA “të përmbahet nga përshkallëzimi i situatës në përgjigje të sanksioneve që Shtetet e Bashkuara kishin vendosur kundër Rusisë po atë ditë”.
KOHA JONË SONDAZH

