Ish-kontraktori i NSA, thotë se ai dëshiron shtetësinë ruse

Ish-kontraktori Agjencisë amerikane të Sigurisë Kombëtare, Edward Snowden deklaroi se ai dhe bashkëshortja e tij do të aplikojnë për shtetësi ruse, përveç statusit të tyre aktual si shtetas amerikanë. Kërkesa shënon kapitullin e fundit në jetën shpesh të fshehtë të Edward Snowden në Rusi.

Edward Snowden njoftoi në një postim në Twitter të hënën se ai dhe bashkëshortja e tij Lindsay Mills do të aplikonin për pasaporta ruse. Kjo lëvizje është e nevojshme, tha Snowden, nga kufizimet e udhëtimit për shkak të koronavirusit dhe se çifti pret fëmijën e tyre të parë. Ish-kontraktori i NSA-së gjithashtu kërkohet nga autoritetet amerikane për zbulimin e dosjeve sekrete, rreth një programi të përgjimit të qeverisë, që daton që nga administrata e presidentit Obama.

“Përfundimisht ju e kuptoni që këto gjëra duhet të përcaktohen nga publiku jo nga dikush thjesht i punësuar nga qeveria”,-tha ai. Vendndodhja e tij në Rusi ka mbetur sekrete që nga marrja e azilit në vitin 2013 dhe Snowden vijon të jetë një kritik i hapur sa i përket programeve të përgjimit të qeverisë amerikane, ndërsa edhe rusët përballen me të njëjtën situatë, thonë ekspertët.

Autoritetet amerikane duan që Snowden të përballet me një gjyq penal për akuzat e spiunazhit. Nga disa njerëz anembanë globit ai është përshëndetur si hero, përfshirë dhe Presidentin rus Vladimir Putin. Snowden këmbëngul se edhe me shtetësinë ruse, ai dhe familja e tij e re shpresojnë të kthehen në SHBA një ditë. Ndërkohë, Snowden mund të përballet dhe me sistemin e përgjimit të Rusisë, një sfidë që duket se e ndjek kudo që do shkojë. /VOA/

SHKARKO APP