Ish-kryeministri britanik Tony Blair, nderohet nga Mbretëresha me titullin “sir”
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair është nderuar nga Mbretëresha Elisabet, me titullin më të lartë kalorësiak, “sir”.
Atij iu deshën 14 vjet nga largimi si shef i ekzekutivit që të marrë këtë titull të lartë, madje mendohet se kjo vonesë mund të lidhet edhe me marrëdhëniet jo fort të mira me Mbretëreshën gjatë qeverisjes së tij 10 vjeçare.
Dhënia e titullit Blerit prej vitesh ka qenë temë debati, ku kritikët e sulmojnë për rolin e tij në luftën në Irak, ndërkohë të tjerë e vlerësojnë edhe për fitoren e luftës në Kosovë.