Ish kryeministri grek Samaras: Qeveria e gënjeu shoqërinë
“Jemi në një impass, qeveria e gënjeu shoqërinë. Në kotë moment duhet të përplaset, ose me partnerët, ose me vetveten”, deklaroi kryetari i Demokracisë së Re, Antonis Samaras gjatë një interviste të gjatë për emisionin Online në televizionin Mega Channel. Samaras zhvilloi një sulm total kundër qeverisë për ekonominë, emigracionin, çështjet e rendit publik, ndërsa kritikoi edhe mënyrën se si u menaxhua çështje Ksiros, duke rrezikuar marrëdhëniet me SHBA-të që janë e vetmja fuqi që mbështet vendin në negociatat. Samaras tha se verdikti popullor ishte që qeveria të shmangte një Grexit, ndërkaq, pas zgjedhjeve ka pasiguri. “Nëse qeveria nuk paguan detyrimet që ka ndaj FMN dhe BQE, atëherë rreziku i Grexit rikthehet”, theksoi Samaras.