Ish-kryeministrja fillon punë si këshilltare e Tony Blair

Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin e cila shkaktoi bujë të madhe me fotot e saja në club, thotë se është emëruar si këshilltare strategjike e Institutit Tony Blair për Ndryshimet Globale, një institut politik me bazë në Londër, i kryesuar nga ish-kryeministri britanik.

Duke refuzuar të përjashtojë një rikthim të ardhshëm në politikën finlandeze, Marin tha për shtypin se nga kjo detyrë e re do të përfitojë gjithë Finlanda.

Duke marrë detyrën në vitin 2019, ajo ishte kryeministrja më e re në botë në moshën 34-vjeçare, duke tërhequr vëmendjen në mbarë globin.

SHKARKO APP