Ish-ministri tregon dramën e jetës: Një prift ka abuzuar me mua

Vincent Van Quickenborne, i cili dha dorëheqjen si ministër i Drejtësisë pas sulmit terrorist në Bruksel, ka rrëfyer dramën e jetës. Ai ka treguar se ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga një prift gjatë qëndrimit të tij në konvikt në Ghent.

Nëse do të ishe i sëmurë, prifti do të vinte në dhomën tënde dhe do të duhej të hiqje pantallonat”, tha Vincent Van Quickborn.

Ish-ministri tregoi edhe se shumë djem të rinj ishin viktima. Sipas tij, diçka e tillë i kishte ndodhur edhe djemve të tjerë. Ish-ministri vuri në dukje se ata nuk kishin folur as me prindërit e tyre për atë që po ndodhte.

SHKARKO APP