Ish-presidenti egjiptian, Mubarak dënohet me 3 vjet burg për korrupsion
Ish-presidenti egjiptian, Hosni Moubarak, rrëzuar nga pushteti nga një revoltë popullore në vitin 2011, u dënua sot me tre vjet burg, ashtu si dhe dy djemtë e tij, për shpërdorimin e 10 milionë eurove nga fondet publike.
Ai u rigjykua nga një gjykatë e Kajros, Gjykata e Kasacionit që kishte urdhëruar në muajin janar një proces të ri pas kishte anuluar një gjykim në instancën e parë që e kishte dënuar tashmë me tre vjet burg.
Moubarak, 87 vjeç, u shfaq përkrah djemve Alaa dhe Gamal, në kafazin e zakonshëm ku ndodhet dhe banka e të akuzuarve, që të tre me një kostum civil, ndryshe nga seancat e mëparshme, ku ata ishin veshur me uniformat e të burgosurve.
Në fakt, ish-presidenti është teorikisht i lirë, ashtu si dhe djemtë e tij që prej muajit janar, sepse ndalimi në paraburgim ka arritur afatin maksimal. Por, Hosni Mubarak është mbajtur nën mbikëqyrje të lartë në një spital ushtarak në Kajro ku ai ishte ndaluar më parë, për shkak të shëndetit të dobët.