FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-Presidenti i Katalonjës dorëzohet në polici

Presidenti i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont dhe disa ish-ministra të tij janë paraqitur në policinë e Belgjikës.

Autoritetet spanjolle kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj ish-liderit të Katalonjës në lidhje me referendumin e paligjshëm dhe shpalljen e njëanshme të pavarësisë.

Gjykatësja spanjolle Carmen Lamela u kërkoi autoriteteve belge ndalimin e Puigdemont dhe bashkëpunëtorëve të tij, për veprën penale të rebelimit, kryengritjes dhe shpërdorimit të fondeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Carles Puigdemont ishte arratisur në Bruksel kur Madridi zyrtar shpalli të pavlefshme pavarësinë e Katalonjës, shkarkoi drejtuesit dhe mori nën kontroll rajonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?