FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish presidenti i Katalonjës kërkon azil? Kontakton një avokat mbrojtës në Belgjikë

Presidenti i shkarkuar katalanas, Carles Puigdemont kontaktoi sot në Belgjikë me një avokatin belg, Paul Bekaert ekspert i çështjeve të azilit.

I pyetur nga televizioni flamand VRT, Paul Bekaert tha ndër të tjera se Puigdemont nuk ishte në Belgjikë për të kërkuar azil.

“Në lidhje me këtë plan nuk është vendosur ende asgjë”, pohoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati theksoi se biseda e parë kishte si qëllim përgatitjen nga ana ligjore rreth qëndrimit të Madridit kundrejt klientit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bisedova personalisht me të në Belgjikë. Zhvilluam takimin e parë dhe më përzgjodhi zyrtarisht si avokatin e tij”, vijoi Me Bekaert.

“Kam një eksperiencë rreth 30 vjeçare me ekstradimin dhe azilin politik të baskëve spanjollë dhe pikërisht kjo është arsyeja që ai u drejtua tek unë”, pohoi avokati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?