Ish-presidentit i vjedhin në banesë valixhen me 1 milionë dollarë

Pothuajse 1 milion dollarë ($ 914,000) jane vjedhur nga një çantë që i përkiste ish-presidentit Robert Mugabe.

dollare

Sipas BBC, tre vetë u paraqitën në gjykatë të akuzuar për vjedhjen e një valixhe te mbushur me dollare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mugabe e kishte mbushur çantën me një milion dollarë dhe e fshehu atë në bibliotekën e shtëpisë së tij në Zvimba, në perëndim të kryeqytetit, në vitin 2016. Nderkohe qe vetëm 78.000 dollarë u gjetën në valixhe më 6 janar të këtij viti, sipas “The Herald” që citon dokumentet e gjykatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mugabe, tani 94 vjeç, u detyrua të largohej nga froni ne 2017. Ai kishte qenë në pushtet për 37 vjet, së pari si kryeministër dhe më vonë si president.

Të dyshuarit janë akuzuar për shpenzimin e parave për blerje makinash, shtëpish dhe kafshësh për ferma.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?