Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana fiton betejën me COVID 19 në moshën 77-vjecare: Po kthehem në shtëpi!

Javier Solana, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe ish-kreu i diplomacisë europiane, 77 vjeç, e ka mundur tashmë koronavirusin.

Lajmin e konfirmoi vetë në një postim në Twitter ku thoshte se pas 4 javësh e gjysëm mund të kthehej më në fund në shtëpi.

“Pas 4 javësh e gjysmë i shtruar në spital, po shkoj në shtëpi. Dua të tregoj publikisht falenderimin dhe admirimin tim për ekipin që më ka trajtuar: mjekë, infermierë të gjithë profesionistë të shkëlqyer! Faleminderit! Nuk do ta harroj”,- thotë ai.

Midis 1995 dhe 1999, Solana ishte sekretar i përgjithshëm i NATO-s, pastaj mbajti postin e Përfaqësuesit të Lartë për politikën e jashtme të Bashkimit Europian për 10 vjet.

SHKARKO APP