Ishin bllokuar për shkak të pandemisë, Danimarka hap kufijtë për çiftet e ndara
Autoritetet në Danimarkë kanë rihapur kufijtë për çiftet që janë ndarë si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Duke nisur nga e hëna, partnerët e ndarë që jetojnë në shtetet nordike apo në Gjermani, u lejuan që të hyjnë në Danimarkë.
Aktualisht rregullat kërkojnë që njerëzit të vërtetojnë lidhjen e tyre para autoriteteve përmes fotografive, mesazheve të shkruara apo shkëmbimit të adresave elektronike.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Nick Hækkerup tha se këto rregullore do të lehtësohen në ditët në vijim, dhe krejt çfarë do të duhet është një letër e nënshkruar nga të dyja. “Nëse thoni se keni të dashur dhe nënshkruani dokumentin, në do të pretendojmë se është e vërtetë”, ka thënë Hækkerup për televizionin, TV2.