Ishte e burgosur në Iran, gazetarja kthehet në atdhe
Gazetarja italiane Cecilia Sala e cila u lirua nga një burg iranian pas tre javësh është kthyer në Itali. Kryeministrja Giorgia Meloni dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani e pritën atë në Romë duke treguar rëndësinë politike që mori çështja e saj.
Ajo zotëronte vizë të rregullt pune për gazetarët kur u arrestua në Teheran më 19 dhjetor. Ajo u akuzua për “shkelje të ligjeve të Republikës Islamike”. Gazetarja u ndalua tre ditë pas arrestimit të biznesmenit iranian Mohammad Abedini, në Milano.
Abedini u ndal bazuar në një urdhër-arresti amerikan, mbi dyshimin se ka furnizuar një pjesë të dronëve që Uashingtoni thotë se u përdorën në një sulm të vitit të kaluar që vrau tre ushtarë amerikan në Jordani. Irani ka mohuar përfshirjen në sulm dhe ka hedhur poshtë akuzat se burgosja e zonjën Sala u bë për të ushtruar trysni ndaj Italisë për lirimin e zotit Abedini.