Ishulli grek goditet sërish nga një tërmet i fortë, ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë ka goditur ishullin e Nisyros pasditen e sotme.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, thellësia fokale ishte 16.3 km dhe 29 km në jug-jugperëndim të ishullit.
Ky tërmet vjen si pjesë e aktivitetit sizmik që ka ekzistuar për disa javë në zonën më të gjerë të detit.
Paraditen e sotme tërmeti me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter goditi po zonën detare pranë Nisyros .
Epiqendra e tërmetit ishte 27 kilometra në jugperëndim të ishullit, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 17.5 kilometra. Ndërkohë që 3 tërmete te tjerë u regjistruan në Tebë.