ISIS ekzekuton 15 civilë në Falluxha të Irakut

Raportohet se 15 persona në Falluxha të Irakut janë vrarë nga militantët e ISIL.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e policisë mësohet se 15 persona të fisit El-Xhumejle në vendbanimin El-Kerme të Falluxhas kanë humbur jetën si pasojë e ekzekutimit nga ISIL me pretendimin se kanë ndihmuar forcat e qeverisë. Familjarëve të të vrarëve për arsyen se kanë ndihmuar me informacion dhe mbështetje forcat e sigurisë, ISIL iu ka ndaluar që të zhvillojnë pritjet për ngushëllime.

– Janë zmbrapsur sulmet e ISIL

Swiss Digital Desktop Reklama

Në anën tjetër shefi i policisë së Enbarit, Kazim el-Fehdavi në një deklaratë për gazetarin e AA tha se prej militantëve të organizatës ISIL të cilët sulmuan qendrën e qytetit Ramadi kanë vrarë 10 prej tyre. Fehdavi i cili thekson se sulmet e ISIL janë zmbrapsur nga forcat e sigurisë tha se: "Në konfliktin i cili zgjati për mëse 5 orë, u vranë 10 militantë dhe u asgjësuan një numër i madh i mjeteve të tyre. Gjithashtu gjatë konflikteve është plagosur edhe një person nga forcat e sigurisë. Në Irak vazhdojnë konfliktet që pas pushtimit nga ISIL të Mosulit dhe pas marrjes nën kontroll të disa rajoneve të tjera më 10 qershor 2014.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?