ISIS ekzekuton 21 egjiptianë të krishterë
Terroristët e ISIS kanë bërë një tjetër masakër ditën e sotme duke u prerë kokën 21 egjiptianëve të krishterë që i kishin rrëmbyer në Libi.
Kjo gjë është bërë publike në një video të bërë publike gjatë orëve të pasdites.
Egjiptianët, të veshur me kostume portokalli janë ekzekutuar në një plazh.
Më herët në video thuhej se vendi i ekzekutimit ishite “Wilayat Tarabulus në Detin Mesdhe”, që tregon se pamjet janë xhiruar pranë Tripolit.
Të gjithë viktimat janë meshkuj dhe para se të vriteshin ekzekutorët e tyre kanë lexuar nga një deklaratë të shkurtër.
Video u shfaq në Twitter në një faqe interneti që mbështet ISIS.