ISIS ekzekuton pengun amerikan Peter Kassig

ISIS-i, që ka marrë përsipër që prej gushtit ekzekutimin e katër pengjeve perëndimorë, publikoi një video ku tregohet një njeri i maskuar, në të hyrë të një tende, ku pohon se i ka prerë kokën Peter Kassig-ut. Videoja ende nuk është autentifikuar.

“Është Peter Edward Kassig, një qytetar amerikan, i vendit tuaj”, pohon njeriu i maskuar me theks britanik, që e lidh këtë ekzekutim me dërgimin e këshilltarëve amerikanë për të ndihmuar trupat irakiane në luftën e tyre kundër ISIS-it.

Në të njëjtën video prej rreth 15 minuta, luftëtarët e ISIS-it tregohen ndërsa i presin kokën rreth 15 personave të tjerë të paraqitur si ushtarë të regjimit sirian të Bachar al Assad-it.

Swiss Digital Desktop Reklama

Peter Kassig, 26 vjeç, një ish-ushtar në Irak, ishte konvertuar në fenë islame dhe kishte themeluar në vitin 2012 një organizatë humanitare, “Special Emergency Response and Assistance” (Sera), pasi ishte larguar nga ushtria amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

ISIS-i, i akuzuar nga OKB-ja për krime kundër Njerëzimit, është përgjegjës për veprime të tmerrshme në territoret e gjera të pushtuara në Siri dhe në Irak, kryesisht për ekzekutime, përdhunime dhe spastrim etnik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?