ISIS frikë edhe për Italinë, kontrolle në detin Mesdhe

Italia është vënë në alarm për mundësinë e sulmeve terroriste nga militantët e Shtetit Islamik, ndërsa rajoni i Puglia është etiketuar nga autoritetet si një pikë nevralgjike nga ku kalojnë militantët, të cilët e përdorin si tranzit kur vijnë nga Shqipëria, ose Greqia.

Ndërsa Turqia, si pikë kufitare me Sirinë, shërben si rrugë kalimi për në Europë.

Mendohet që deri tani në Puglia kanë kaluar 5 pjestarë të grupit terrorist, të cilët janë diktuar falë monitorimit satelitor pasi ishin kthyer mbrapsht nga autoritetet si emigrant të paligjshëm.

Për të marrë masa që kjo të mos ndodhë më, qeveria italiane ka aprovuar marrjen e masave parandaluese në detin Mesdhe.

Deri tani në Taranto kanë mbërritur dy anije amerikane, ndërkohë që në lëvizje janë vënë edhe policia, Karabinierët, Guardia di Finanzia, Ushtria, Marina dhe Forcat Ajrore italiane.

Në shënjestër të terroristëve mendohet se janë porte, aeroporte, stcione trenash, tragetë, centrale elektrike dhe pikat e grumbullimit të mbetjeve urbane, për të krijuar armë kimike.

SHKARKO APP