ISIS hap hotelin luksoz me 262 dhoma në Mosul. Ka pishina, restorante dhe palestër
ISIS ka hapur hotelin e vet luksoz në qytetin e Irakut, Mosul për anëtarët e grupit ekstremist për të qëndruar në të dhe për ta vizituar.
Disa foto të postuara nga militantët e ISIS në mediat sociale, shihen sesi terroristë të Shtetit Islamik kujdesen për mirëmbajtjen e kopshteve, lustrimin e kateve, pastrimin e dritareve, pishina noti dhe dy flamuj të zinj të ISIS që valviten në pjesën e përparme të ndërtesës shumëkatëshe.
Hoteli besohet se është "Hotel International Ninawa" i cili ka marrë një numër të konsiderueshëm komentesh pozitive në TripAdvisor, para se të zihej nga militantët eISIS dhe të zhdukej çdo gjurmë e emrit të dikurshëm. Hoteli ka 262 dhoma, dy restorante, si dhe palestër dhe ofron një sërë shërbimesh të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

