ISIS i pret kokën luftëtares kurde që u bë simboli i rezistencës në Kobane
Nga raportimet e bëra nga mediat e huaja mësohet se luftëtares kurde i është prerë koka.
Gruaja, e cila njihej me pseudonimin Rehana, u bë simboli i shpresës në luftën që u zhvillua në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë. Një gazetar e fotografoi atë duke bërë shenjën “V” në qytet, ku Rehana tha se e vetme kishte vrarë 100 ushtarë të ISIS. Por luftëtarja kurde mendohet se është vrarë pas disa fotove që kanë nisur të qarkullojnë në Tuiter, të cilat tregojnë një luftëtarë të ISIS që mban në dorë kokën e saj.
Përveç shumë burrave kurdë në luftën kundër ISIS u bashkuan edhe shumë gra, një fenomen i pazakontë në botën muslimane, ku pjesëmarrja e grave në luftë shihet si e padenjë.
Në prill luftëtaret kurde formuan njësinë e tyre ushtarake, në të cilën bëjnë pjesë më shumë se 10.000 femra.