ISIS Japonisë: Duam 200 milionë dollarë, ndryshe ua vramë pengjet

ISIS ka kërcënuar shtetin japonez duke i dhënë 72 orë kohë për dhënien e shpërblimit për dy pengjet japoneze të cilët mbahen peng nga kjo organizatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kërcënimin e tij, thuhet se në rast se nuk jepen për 72 orë sasia prej 200 milonë dollarë të kërkuara dy pengjet do të vriten.

ISIS në videon e publikuar ku dy pengejt japoneze ishin veshur me kostume portokalli thuhet "ky është një mesazh për qeverinë dhe popullin japonez".

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që në video janë prezentë persona të maskuar të cilët janë parë edhe në videot e pengjeve të shteteve të tjera më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Personi që mbante në dorë një thikë i është drejtuar Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, duke e akuzuar atë për pjesmarrje në këtë luftë megjithëse ndodhet 8 mijë kilometra larg tyre.

Në video i bëhet thirrje popullit japonez të bëjë presion për pagesën e këtij dëmshpërblimi duke iu kujtuar 200 milion dollarë të cilat qeveria japoneze i ka dhënë koalicionit ndërkombëtarë për luftën kundër ISIS.

Kjo është hera e parë ku ISIS nëpërmjetë një videoje kërkon para në këmbim të pengjeve.

Nga ana tjetër, Japonia zyrtare ka deklaruar se nuk do të përkulet përballë kërcënimeve të ISIS dhe do të vazhdojë betejën e saj kundër terrorizmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?