ISIS kërcënon Rusinë: Do t’ju vijmë në shtëpi

Ekstremistët e Shtetit Islamik kanë kërcënuar se do të sulmojnë shumë shpejt në Rusi.

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, një terrorist i cili shfaqet duke ngarë makinën i drejtohet Presidentit rus, Vladimir Putin, duke thënë se anëtarët e ISIS do të vijnë në Rusi dhe do të organizojnë sulme.

Ende nuk ka shumë detaje rreth videos, por ky kërcënim vjen vetëm pak kohë pasi përfaqësuesit e ushtrisë së amerikane dhe ruse kanë rënë dakord për të bashkëpunuar në luftën kundër ekstremistëve të kësaj organizatë terroriste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rusia e ka ndihmuar vazhdimisht qeverinë siriane për luftuar ISIS përmes operacioneve ajrore, ndaj kjo mund të jetë një prej arsyeve kryesore të kësaj thirrjeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në fjalën e tij, Presidenti Vladimir Putin ka bërë thirrje për të intensifikuar operacionet  që kanë si objektiv shkatërrimin e Shtetit Islamik.

Ai është shprehur se në bazë të përllogaritjeve që kanë bërë agjencitë inteligjente, ISIS ka afro 7.000 luftëtarë që vijnë nga Rusia ose nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Mesazhet e përcjella nga rrjetet sociale po shihen gjithnjë e më tepër si një kërcënim nga vendet ndërkombëtare.

Autoritetet zbuluan se dy ekstremistët që sulmuan javën e shkuar në një kishë në veri të Francës, ishin radikalizuar nëpërmjet një site që menaxhohej nga Shteti Islamik. Vetëm pak kohë më parë, ISIS i kishte bërë thirrje mbështetëseve që të sulmonin në kisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?