ISIS kthen në pluhur qytetin antik të Nimrud-it
Një video e publikuar nga ISIS tregon militantët dike përdorur mjete të rënda për të shkatërruar monumentet e lashta në qytetin asirian Nimrud në Irakun e veriut, përpara se ta rrafshojnë atë krejtësisht me eksplozivë.
Dëmtimet e këtij qyteti janë raportuar muajin e kaluar por këtë radhë në video tregohet se si qyteti me një vlerë të madhe historike botërore është shkatërruar tërësisht. Ndërkohë që statuja dhe blloqe të mëdha guri thërmohen në tokë, militantët e ISIS dëgjohen të thërrasin “Allahu Ekber”.
Irinia Bokova kryetare e UNESCO në OKB e ka dënuar edhe më parë dëmtimin e qytetit duke thënë se “shkatërrimi i qëllimshëm i trashëgimisë kulturore, përbën krim lufte”.
Nimrud është qyteti më i madh Asirian i ndërtuar rreth 1250 vjet para erës së re. Ai konsiderohet si një nga vendet më të rëndësishme historike dhe kulturore në Irak.