ISIS, Perëndimit: 6 arsyet pse ju urrejmë

Shteti Islamik ka publikuar gjashtë arsye se përse e urrejnë Perëndimin.

Në publikimin e tyre periodik, Dabiq, ata tregojnë se përse duan të shkatërrojnë Perëndimin.

-Për shkak se nuk besoni: Ne ju urrejmë së pari dhe mbi të gjitha për shkak se nuk besoni, se refuzoni faktin që ka vetëm një Allah.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Për shkak se jeni liberalë: Ju urrejmë për shkak se jeni shoqëri liberale sekulariste, që lejoni gjëra që Allahu i ka ndaluar rreptësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Për shkak se disa prej jush janë ateistë: Ju urrejmë dhe do luftojmë për shkak se ju mohon ekzistencën e Krijuesit.

-Për krimet ndaj Islamit: Ju urrejmë për shkak të krimeve ndaj fesë sonë.

-Për krimet kundër myslimanëve: Dronët dhe avionët tuaj kanë vrarë njerëzit tanë në mbarë botën.

-Sepse keni pushtuar tokat tona: Ju urrejmë se keni pushtuar tokat tona. Ne do luftojmë derisa t’ju dëbojmë plotësisht prej këndej.

Ndërkohë, ISIS kërcënon se do ketë sulme të tjera terroriste në Francë, duke kërcënuar direkt qytetin e Marsejës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?