ISIS pret kokat e 8 personave dhe i kryqëzon, pasi i mashtroi se do i falte po të dorëzoheshin

Organizata Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se ata u kanë prerë kokën tetë personave ditën e sotme.

Sipas kësaj organizate, viktimat, të gjithë meshkuj, janë ekzekutuar me prerje koke dhe trupat e tyre i kanë varur në kryqe të improvizuara në Albu Kamal, vend sirian i cili gjendet në kufi me Irakun.

“Burrat janë dorëzuar vetë në Albu Kamal, për shkak se Shteti Islamik u ka ofruar amnisti atyre që kanë luftuar kundër tyre, por me kusht që të dorëzohen vetë”, ka bërë të ditur për AFP drejtori i Observatorit, Abdel Rahman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, në vend të faljes, atyre u është prerë koka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktimat kishin luftuar kundër pushtetit sirian, por dhe ISIS.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?