ISIS rrëmben 90 të krishterë nga fshtarat e Sirisë, detyron shpërngulen e 3000 njerëzve

Militantët  e Shtetit Islamikë  kanë rrëmbyer të paktën 90 njerëz, pas mësymjes në fshatrat e krishtera në Siri.

Rrembimet mendohet se  kanë ndodhur pasi ISIS ka marrë nën kontroll  dy bashkësi Asirianie nga forcat kurde në provincën verilindore të Hassakeh.

Bastisjet  kanë përhapur panik në fshatrat siriane të banuara nga minoriteti lashtë i krishterë përgjatë brigjeve të lumit Khabur pranë qytetit të Tel Hmar.

Shumica e pengjeve janë nga fshati Tal Shamiram, i cili ndodhet 50 milje  në jugperëndim  provincës Hassakeh, nga qendra Qamishli dhe të tjerë të rrëmbyer nga Tal Hermuz.

">Rrëmbimet janë zbuluar nga Observatori britanik me bazë në Siri për të Drejtat e Njeriut.

Xhihadistët kanë rrëmbyer dhjetëra civilëve nga fshati Tal Shamiram, duke përfshirë dhe shumë gra e fëmijë. Kjo mësymje e terroristëve ka detyruar shpërnguljen e  3000 njerëzve, ndërsa ISIS përveçse ka shkatërruar kishat

ka kërkuar"> që të krishterët që jetojnë nën sundimin e Shtetit Islamik  të paguajnë një taksë të njohur si xhizja.

SHKARKO APP