ISIS rrëzon avionin e forcave siriane

Një avion luftarak i forcave siriane është rrëzuar pranë aeroportit kryesor ushtarak në jug të Sirisë, bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. 

Aeroplani u rrëzuan në lindje të aeroportit Khalkhalah në provincën Sëeida. Kreu i Observatorit, Rami Abdel Rahman tha ende nuk dihet fati i anëtarëve të ekuipazhit, ndërsa militantët e ISIS shkruan në llogarinë e tyre në “Tëitter” se kishin kapur pilotin. 

Ndërkohë, televizioni shtetëror sirian, duke cituar një zyrtar ushtarak, konfirmoi rrëzimin e avionit për shkak të një problemi teknik, ndërsa ishte duke kryer një manovër stërvitore dhe se kërkimet për pilotin janë duke vazhduar ende. 

Në sulmin e tij të parë të madh në provincën Sëeida më 11 prill, ISIS u përpoq të sulmojë aeroportin, por forcat qeveritare arritën t’i bënin ballë militantëve.  

Në muajin shkurt të këtij vitit, ISIS rrëzoi një avion luftarak jordanez, i cili po kryente sulme ajrore në Siri si pjesë e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja kundër Shtetit Islamik. Pilot jordanez i quajtur Maatsi al-Kassasbeh u kap dhe më pas u dogj i gjallë. 

SHKARKO APP