ISIS stërvit femrat militante
Me kallashnikovë në duar dhe të mbuluara nga koka te këmbët, militantet femra të Shtetit Islamik stërvitjen në një kamp që sipas ekspertëve mendohet të jetë në Kishën e Shën Simeonit, rreth 60 kilometra nga qyteti sirian, Alepo.
Xhihadistet recitojnë vargje fetare dhe më pas nisin stërvitjen duke marshuar me kallashnikovët e tyre, që shpesh mezi i mbajnë me një dorë, dhe duke u ushtruar në qitje… Shumë prej tyre habiten nga forca e automatikëve dhe e ndalin stërvitjen pas vetëm disa goditjesh…
Kisha e Shën Simeonit ka qenë prej vitesh një vend pelegrinazhi, por që prej pushtimit të një një pjese të mirë të territoreve siriane nga militantët e ISIS, pika të ndryshme arkeologjike dhe turistike janë shndërruar në vendgrumbullime të ekstremistëve, ndërsa shumica e femrave që i bashkohen Shtetit Islamik mendohet se qendrojnë në Raka, kryeqytetin “de facto” të Kalifatit.