ISIS vetëm 350 km larg BE, merr edhe qytetin Derna në Libi

Makinat e policisë mbajnë stemat e tij, ndërsa stadiumi i futbollit përdoret si fushë për të kryer ekzekutime.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë qytet në Irak apo Siri, por për në qytet në anën tjetër të detit Mesdhe, në Libi!

Luftëtarët që kanë shpallur besnikërinë e tyre ndaj Shtetit Islamik tashmë kanë marrë në kontroll të plotë qytetin Derna, me një popullsi prej rreth 100 000 banorësh, që ndodhet jo shumë larg kufirit libian me Egjiptin, dhe vetëm 350 kilometra larg brigjeve më të afërta europiane!

Luftëtarët kanë përfituar nga kaosi politik për të fituar territore me shpejtësi përgjatë bregut libian. Sipas raportimeve, në terren ndodhen rreth 800 persona që kanë ngritur rreth gjashtë pika kontrolli në skajet e qytetit. Por më shqetësues është fakti se janë ngritur edhe disa baza trajnimi, ku rekrutohen luftëtarë nga Afrika veriore.

Shkak për ngritjen e bazës së Shtetit Islamik në Libi duket se janë bërë rreth 300 xhihadistë libianë të kthyer nga Siria dhe Iraku dhe i janë bashkangjitur një fraksioni të ISIS-it në Derna. Ata e kanë pasur edhe më të lehtë punën nga largimi i forcave të Al-Kaedës që në qershor, pas një aksioni të forcave speciale amerikane.

SHKARKO APP