ISIS vijon shkatërrimin e vendeve kulturore në Lindjen e Mesme
Fotografi të reja janë publikuar nga terroristët islamikë të ISIS, të cilët shfaqen duke luftuar me statuja dhe ndërtesa qindra mijëra-vjeçare.
Ata vijojnë shkatërrimin e vendeve me rëndësi kulturore. Këto pamje tregojnë rrafshimin prej ISIS të tempujve sufistë në Libi. Në foto shihet sesi fadroma po prish disa ndërtesa historike, teksa një burrë (luftëtar i shenjtë i xhihadit) ka kapur një vare në dorë dhe po shkërrmoq një vend të shenjtë. Lufta e shenjtë e xhihadit tashmë është shtrirë jo vetëm në vrasjen e të gjithë atyre që nuk mendojnë dhe besojnë si ata, por edhe në ndërtesat historike, të cilat sipas ISIS janë vepra të djallit.
Të premten xhihadistët rrafshuan qytetin 3000-vjeçar të Nimrud dhe atë 2000-vjeçar të Hatras, të dy vende të shpallura si trashëgimi botërore të mbrojtura nga UNESCO. Çdo gjë që ISIS gjeti në vendet arkeologjike të çmuara të historisë botërore, e shkatërroi, ndërsa artefaktet e rralla u vodhën dhe nuk dihet se ku do përfundojnë.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon e quajti shkatërrimin e këtyre vendeve krim lufte.
KOHA JONË SONDAZH

