Itali, 335 mafiozë dhe zyrtarë të korruptuar dalin sot para Gjykatës
Qindra anëtarë të dyshuar të grupit më të madh mafioz italian do të përballen me drejtësinë në gjyqin më të madh kundër krimit të organizuar që mbahet në vend në dekada të tëra. 335 mafiozë të dyshuar dhe zyrtarë të korruptuar u ngarkuan pas një hetimi të gjatë për Ndranghetën. Më shumë se 900 dëshmitarë do të japin dëshmitë e tyre dhe akt padia përmban akuza për vrasje, trafik droge, ryshfet dhe larje parash.
Gjyqi nis sot dhe do të zgjasë për më shumë se dy vjet. Ai do të mbahet në një ndërtesë të modifikuar enkas për të, në rajonin jugor të Kalabrisë, që ndodhet në zemër të territorit të Ndranghetës. Mes tyre përfshihen politikanë, oficerë policie, shërbyes civilë si edhe anëtarë të dyshuar dhe bashkëpunëtorë të grupit. I akuzuari i profilit më të lartë, është ai që mendohet si bosi i klanit, Luigi Mancuso, 66-vjeç, i njohur edhe si Xhaxhai.
Ndrangheta besohet se kontrollon kalimin e sasive të jashtëzakonshme të kokainës nga Amerika e jugut dhe vende të tjera, drejt Europës. Në qendër të rastit është prokurori më i famshëm anti mafia në Itali, 62 vjecari Nikola Gratteri që është nën mbrojtjen e policisë prej më shumë se tre dekadash.